Rama publikon pamje nga aktiviteti Shqipëri–Kosovë, fëmijët përgatisin bukë dhe pjekin flinë në saç

Prishtinë | 26 Nën 2026 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë fotografi nga aktivitetet e organizuara në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Shqipëri–Kosovë, ku fëmijët janë përfshirë në përgatitjen e ushqimeve tradicionale shqiptare.

Përmes një postimi, Rama ka publikuar pamje të fëmijëve duke gatuar bukë dhe pjekur flinë në saç, duke vënë në pah ruajtjen e traditave dhe trashëgiminë e përbashkët kulturore.

“Duart e vogla që mësojnë traditat e mëdha të sofrës sonë shqiptare.

Në Javën Kulturore Kombëtare Shqipëri – Kosovë, fëmijët kanë gatuar bukën e kanë pjekur flinë në saç, duke zbuluar shijen e traditave tona të përbashkëta, që trashëgohen brez pas brezi.”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme