Astrit Kabashi shpërblehet me çmimin “Bekim Fehmiu”, për aktorin më të mirë

Prishtinë | 27 Nën 2026 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Aktori kosovar, Astrit Kabashi, ka marrë çmimin “Bekim Fehmiu” për aktorin më të mirë në Festivalin e Filmit Autorial (Auteur Film Festival), që po mbahet në Beograd.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kabashi përmes një postimi, ku ka shprehur kënaqësinë dhe nderin për këtë vlerësim, shkruan IndeksOnline.

“Jam vërtet i nderuar të ndaj lajmin se kam marrë çmimin ‘Bekim Fehmiu’ për aktorin më të mirë në Festivalin e Filmit Autorial në Beograd”, ka shkruar Kabashi.

Ky vlerësim mban emrin e aktorit të njohur Bekim Fehmiu, një prej figurave më të rëndësishme të artit dhe kinematografisë shqiptare e jugosllave, ndërsa çmimi për Kabashin përbën një tjetër vlerësim për punën e tij në fushën e aktrimit.

Të ngjashme