Zjarrfikësit shpëtojnë dy gra nga banesa që po digjej (Foto & Video)

| 08 Dhj 2017 | 16:15 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një banesë në rrugën “Hajdar Dushi” në qendër të Prishtinës.

Sikur shihet dhe në video-incizimet e Ekonomia Online, zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë një grua e cila kishte mbetur e ngujuar në ballkonin e banesës që po digjej.

Një tjetër femër është nxjerrë nga pjesa tjetër e ndërtesës. Të dyja janë dërguar me autoambulancë në QKUK.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar se rreth orës 15:25 kanë pranuar një informatë për një rast zjarri në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë.

Dëshmitarë thanë për EO se ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar me rreth gjysmë ore vonesë.

Pamje nga djegia e banesës në Prishtinë dhe evakuimi i banorëve from Ekonomia Online on Vimeo.

Të ngjashme