Edhe pse dimri njihet për të ftohtin që sjell, gjithashtu kjo stinë ka bukurinë e vet pamore.
Ngjyra e bardhë që është rezultat i borës që bie, mbulon qytetet me një petk përrallor. Mirëpo, e veçanta e borës është te ato qytete që zakonisht nuk mund ta përjetojnë borën.
E së fundmi bora ka mbuluar edhe vendin bregdetar, Ulqinin.
Të rinjtë e kësaj zone, e kanë shfrytëzuar borën duke bërë rrëshqitje me snoubord nëpër plazhet e ndryshme të Ulqinit.
Me poshtë mund të shihni videon e të rinjve se si bëjnë rrëshqitje në plazhet e mbuluara me borë:
https://www.facebook.com/farofarofaro0001/videos/2001248983239176/