Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka thënë se infermierët, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të profesionistëve shëndetësorë, konsiderohen si resurset më vitale të sistemit shëndetësor dhe janë komponent kyç e forcimit dhe zhvillimit të tij.
Këtë deklaratë, ai e bëri në simpoziumin “Infermieria një forcë për ndryshim: Përmirësimi i aftësive dhe qëndrueshmëria e sistemit shëndetësor në KPSh në Kosovë” i cili po mbahet në Pejë.
Ky aktivitet është organizuar nga Qendra për Edukimin e Vazhdueshëm Infermierik / Divizioni i Infermierisë / Ministria e Shëndetësisë dhe është mbështetur nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë
Simpoziumi i propozuar ka për qëllim arritjen e objektivave të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional, duke synuar ngritjen e cilësisë dhe arritjen e standardeve të përkujdesjes shëndetësore, veçanërisht në Kujdesin Parësor Shëndetësor.