Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, më 5 maj (e shtunë) do të bëhet testimi i radhës i sistemit të alarmimit në qytet.
“Testimi do të realizohet me tingull të njëtrajtshëm sirene, në kohëzgjatje dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.