Aksident në Prishtinë, lëndohet motoristi

| 02 Qer 2018 | 22:38 | Nga

Një person i cili po ngiste motoçikletën është lënduar, pas një ndeshjeje me një veturë taksie.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, afër pikës së derivateve “Labi Oil”, rrugës për në Gërmi.

Vozitësi i motorit është lënduar. Ndihma e shpejtë dhe policia janë vonuar së paku 15 minuta, tregojnë dëshmitarët.

Shikoni më poshtë fotografitë e bëra nga fotoreporteri i Ekonomia Online, i cili ka rastisur në vend të ngjarjes.

Të ngjashme