Numri i personave të vdekur nga tërmeti dhe cunami i së premtes në Indonezi ka shkuar në 1,200 ka bërë të ditur agjencioni për katastrofa natyrore i këtij vendi.
Shifra paraprake e konfirmuar ishte 844 persona, ndërsa numrat e fundit ende mund të rriten.
Tërmeti me magnitudë 7.5 goditi ishullin Sulawesi, duke nxitur kështu një cunami që preku qytetin bregdetar Palu.
Personat në këtë vend janë në gjendje të mjerueshme, në mungesë të ushqimit, ujit e naftës, përcjell KlanKosova.
Gjithashtu ka shqetësime se disa të mbijetuar ende mund të jenë nën rrënojat e ndërtesave.