Mourinho thotë se De Gea s’do të largohet nga Unitedi

| 28 Nën 2018 | 16:45 | Nga

Jose Mourinho insiston se David de Gea dëshiron të qëndrojë te Manchester Unitedi, pas spekulimeve se spanjolli mund të bashkohet me Juventusin.

Juve duket se ka mposhtur konkurrencën e Real Madridit për transferimin e portierit spanjoll, kontrata aktuale e të cilit me Unitedit i skadon në më pak se dy vjet, transmeton Koha.net.

“Ai është një lojtar i klasit botëror. Është portieri më i mirë në botë dhe na duhet portieri më i mirë në botë dhe gjithashtu edhe disa lojtarë të tjerë që janë më të mirët në botë. Në këtë e di se e kemi portierin më të mirë në botë dhe e di se ai dëshiron të qëndrojë”, është shprehur Mourinho për faqen zyrtare të klubit.

Portugezi është i bindur se së shpejti do të arrijnë në një përfundim klubi dhe lojtari.

“E di se agjenti i tij është i lumtur të bëjë atë që lojtari dëshiron dhe poashtu e di se edhe bordi dëshiron qëndrimin e tij, dhe shpresoj, herët apo vonë, se do të arrijnë në një përfundim të mirë”, thotë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme