Një grabitje e armatosur ka ndodhur sonte në bankën “Pro Credit Bank”, e cila ndodhet në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Rastin për portalin arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku ka thënë se policia është duke punuar në zbardhjen e rastit.
“Rreth orës 20:00 në rrugën ‘Bill Clinton’, derisa punëtorët e një kompanie kanë qenë duke i deponuar paratë në filialen e një banke, të njejtit dyshohet se janë grabitur nga persona të armatosur, ka thënë Ahmeti.
licia ka nisur një hetim lidhur me rastin dhe po punon për identifikimin e të dyshuarve.