Zogaj për Haradinajn: Burrë nga Dukagjini, që s’tërhiqet, që i rrinë besnik fjalë së dhënë

| 12 Shk 2019 | 19:44 | Nga

Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar pas këmbënguljes së kryeministrit Ramush Haradinaj që mos të hiqet taksa me Serbinë.

Zogaj në një shënim në Facebook këtë veprim të kryeministrit e ka quajtur si jo të mençur, raporton Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se Haradinaj ka kredi të bajraktarizmit provincial.

Shënimi i plotë:

Ramushi e ka nje kredo te bajraktarizmave provinciale.

Burre nga Dukagjini, qe s’terhiqet, qe i rrine besnik fjales se dhene, me raste edhe kokeforte e keso frazash palidhje.

Ama ne politike gjerat jane pak ma ndryshe se rrefimet e provincave te Kosoves.

Po du me thane qe Ramushi duhet me u liru nga keto rrefime, e me kallxu qe eshte kryeminister dhe qe merr vendime te mencura, e jo me ngul kembe per gjera qe ashiqare po shihen qe s’jane te dobishme me.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme