Foto e rrallë e Angelina Jolie me 6 fëmijët e saj

| 28 Shk 2019 | 09:19 | Nga

Angelina Jolie ka pozuar në një fotografi të rrallë familjare me gjashtë fëmijët e saj.

Ylli i Hollywood u shoqërua nga fëmijët në premierën e filmit të Netflix, ‘The Boy Who Harnessed The Wind’, në Crosby Street Hote në New York.

Aktorja 43 vjeçare moderoi eventin dhe në mbrëmjen e madhe mori me vetë të gjithë fëmijët e saj Maddox, 17 vjeç, Pax, 15 vjeç, Zahara, 14 vjeç, Shiloh, 12 vjeç dhe binjakët dhjetëvjeçarë Vivienne e Knox, që i ka me ish bashkëshortin Brad Pitt.

Kjo nuk është hera e parë që fituesja e çmimit Oskar është parë me fëmijët gjatë ditëve të fundit.

Të premten u fotografua me Pax, Shiloh dhe Zahara në Muzeun e Artit Modern për të parë premierën e dokumentarit Serendipity të Prune Nourry, me producente Jolie.

Të ngjashme