Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me pesë vjet burgim të pandehurin A.H. për veprën penale “Dhunim”.
Bëhet e ditur se i pandehuri A.H, akuzohet se në dhjetor të vitit 2018 në Komunën e Ferizajt, përkatësisht në shtëpinë e tij, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – të mitur E., në atë mënyrë që posa e ka
dërguar në shtëpinë e tij e ka futur në një dhomë dhe aty e ka detyruar për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, duke përdorur forcën me të cilin rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./klankosova.tv/.