As në Kosovë, as në Serbi: Wolksvageni zgjedh mes këtyre dy vendeve

| 13 Pri 2019 | 18:22 | Nga

Kosova i ka bërë ftesë zyrtare, Serbia e priste kompaninë gjermanë që ta hapë një fabrikë tek ta, por duket se nuk do të ndodhë as njëra, as tjetra.

Fabrika e re e kompanisë Wolksvagen do të hapet në Bullgari apo në Turqi, bën të ditur portali çek “Aktuelno”, duke iu referuar agjencisë gjermane DPA.

Gjiganti i automobilizmit gjerman Wolksvagen e ka ngushtuar zgjedhjen e shteteve në të cilat mund të hapë fabrikën e re dhe sipas portalit çek, në këtë çast favorite është Bullgaria.

Ajo është shtet i Bashkimit Evropian, ndërsa nga vit 2018 është shënuar shtim rekord i tregtisë mes Bullgarisë e Gjermanisë, transmeton “Danas”.

Bullgarinë para do kohe e ka vizituar kryetari gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe me këtë rast ka vizituar dy lokacionet potenciale, në kryeqytetin Sofia dhe Plovdiv.

Në fabrikën e re me kapacitet 300.000 automjete duhet të prodhohet “Skoda karoq” dhe disa modele të këtij koncerni.

Të ngjashme