Modelja e njohur, Behati Prinsloo, është gruaja e këngëtarit, Adam Levine, ajo ka thënë se është e lumtur që burri i saj u largua nga juria e kompeticionit “The Voice”.
Këtë e tha Prinsloo në një intervistë për “Today”.
“Largimi i tij është një lajm i mirë për mua, por edhe një lajm i mirë për fëmijët”.
“Ai është në turne në këtë moment. Ai është i ngazëllyer për të mbërri në shtëpi dhe për herë të parë nuk ka asgjë për të bërë. Unë nuk do të di çfarë të bëjë me të?”, ka thënë Prinsloo.