Theresa May do të japë dorëheqje nga shefja e partisë

| 07 Qer 2019 | 08:27 | Nga

Kryeministrja në largim, Theresa May, zyrtarisht do të japë dorëheqje nga posti udhëheqës i Partisë Konservatore.

Para dy javësh ajo paralajmëroi dorëheqjen nga pozita e Kryeministres së Britanisë së Madhe, duke thënë se ndjente keqardhje të thellë që nuk mundi ta realizonte Brexit-in me një marrëveshje, shkruan BBC.

Njëmbëdhjetë deputetë konservatorë do të konkurrojnë për ta zënë vendin që do të lirohet. Ndërsa May mbetet në krye të detyrës derisa të përfundojë gara.

Të ngjashme