Ish-kryeshefi i PTK-së, Agron Mustafa gjatë raportimit para Komisionit Hetimor për PTK-në dhe Valën, ka thënë se kur e ka marr këtë detyrë në xhirollogarinë e kësaj ndërmarrjeje ka pasur 45 milionë euro kesh, ndërsa kur e la në vitin 2018 ishin vetëm 2.8 milionë euro, raporton EkonomiaOnline.
“Me sa euro e keni gjetë Telekomin në llogari dhe me sa e keni lënë, e pyeti deputetja Albulena Haxhiu.
“E kam gjet me 45 milionë euro kesh në llogari bankare, ndërsa në 2018 kanë qenë 2 milion e 800 euro”, tha Mustafa.
“Si është mundshme që ju keni negociuar komisionin që bazë ka nivelin 9.6 përqind. Z.Mustafa sot e patëm për herë të parë në komision por unë mendoj që duhet të paktën edhe 2 -3 herë tjera atë në komision. Shiko Z.Mustafa ne këtu bari nuk hamë”, tha Haxhiu.
“As unë jo”, iu përgjigj Mustafa.
Ish-kryeshefi i Telekomit, Agron Mustafa, tha se kur ka ardhur ai, Telekomin e ka gjet në një strukturë të çoroditur dhe me presion të qeverisë së atëhershme.
“Telekomin e kam gjet me 45 milion euro në llogari por edhe me një presion të paparë të qeverisë. Si Telekom e kam gjet me një strukturë totale të çoroditur pasi që secila pozitë e ka pas edhe nga një menaxher”.
Sipas Mustafës, Telekomi nuk është shkatërruar plotësisht dhe ka bazë me u rimëkëmb, por vetëm duhet të ketë guxim.
“Telekomi ka bazë me u rimëkëmb por duhet të ketë guxim. Fillimi i rënies së Telekomit për mua është viti 2009 dhe 2010, pasi këto dy vite Telekomin e mbi punësuan ose e mbipopulluan. Me vite të tëra penalltia ka qenë çështje e interpretimeve”.
Mustafa foli edhe njëherë se prania e deputetit Zeka në Komision është konflikt interesi.
Sipas tij me praninë e Zekës në komision, vetë komisioni e rrezikon kredibilitetin.
“Sa i parket konfliktit të interesit me sa kam pa unë 100 mijë euro janë marrë nga Mozaiku i cili është në emrin e deputetit Milaim Zeka. Komisioni mund ta ketë kredibilitetin në rrezik mu për shkak të deputetit Zeka dhe mendoj që prej fillimit ai nuk do duhej të ishte në këtë komision”, tha ai.
Komisioni për gjendjen në PTK dhe Vala ka mbyllur punimet e tij me raportimin e ish-kryeshefit të Telekomit, Agron Mustafës.
Mustafa në fund u shpreh i gatshëm para komisionit që të vijë prapë sa herë që Komisioni e thërret.
“Sa herë të kemi nevojë me m’thirrë mundem me ardhë, se kam problem”, përfundoi ai.