Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale?

| 02 Sht 2019 | 16:45 | Nga

DYSHONI në të gjitha përmbajtjet mediale, sidomos në lajme sensacionale. Lajmet e rreme kanë për qëllim përfitimin ekonomik përmes klikimeve, diskreditimin apo promovimin e personaliteteve publike-politike, lëvizjeve shoqërore, kompanive, nxitjen e mosdurimit ndërmjet grupeve shoqërore përmes sensacionit.

SHIKOJENI a ka fakte ai lajm? Lajmet e rreme zakonisht kanë shumë opinione dhe gati asnjë fakt ose fakte të shtrembëruara.

VLERËSOJENI I nëse lajmi i referohet ndonjë burimi konkret. Lajmet që nuk kanë citate të drejtpërdrejta në burime (deklarata, dokumente, etj) kanë predispozita të jenë të rreme.

VERIFIKOJENI nëse portali apo faqja e rrjeteve sociale ka adresë dhe emra të pronarëve dhe redaktorëve e gazetarëve. Në rastin e faqeve shikoni kohën në të cilën janë krijuar, zakonisht faqet e lajmeve të rreme krijohen aty për aty.

KENI PARASYSH RRETHANAT! Lajmet e rreme shpeshherë përdorin fakte të mëhershme duke i vendosur në rrethana të reja.

KRAHASOJENI nëse përmbajtjen e lajmit mund ta gjeni edhe te portalet më serioze, nëse nuk e gjeni DYSHONI!

KONSIDEROJENI lajm të rreme edhe nëse titulli nuk përshtatet me tekstin, fotografia nuk e ilustron ngjarjen, apo grafika nuk jep informacionin qw lidhet me përmbajtjen.

VERTETOJENI nëse portali është i regjistruar në Agjencinë Kosovare të Regjistrimit të Bizneseve. Nëse nuk është DYSHONI!
Linku i ARKB-së : https://arbk.rks-gov.net / (shënojeni emrin e portalit, zgjedhe “Web portale” dhe ju shfaqen të gjitha portalet e regjistruara)

KONTROLLOJENI nëse portali është anëtar në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës. Nëse jo, DYSHONI.
Linku I KMSHK-së: http://presscouncil-ks.org/members/members/

Bazuar në hapat e mësipërm krijoni gjykim kritik për përmbajtjen e lexuar, shikuar apo dëgjuar.

(Autori është asistent në Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë – UP) 

Të ngjashme