Arrestohen tetë të dyshuar për organizim të skemave piramidale

| 15 Sht 2019 | 12:54 | Nga

Tetë të dyshuar janë arrestuar dje në Pejë, për veprën penale organizim i skemave piramidale.

Nga policia thonë se pos arrestimit janë kontrolluar disa subjekte afariste nga Njësiti për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit te asistuar nga hetuesit e Krimeve Kibernetike dhe inspektoret komunal.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa, katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme