Një i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe biçikletës në Gjilan

| 05 Tet 2019 | 16:00 | Nga

Një person është lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në mes të një veture dhe biçiklete në rrugën “Marie Shllaku” në Gjilan, njofton Klan Kosova.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Ismet Hashani, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan.

Ai tha se aksidenti është më dëme të intensitetit të ulët, duke shtuar që personi i lënduar është duke marrë ndihmë mjekësore në spital.

Të ngjashme