Përballja e parë e sezonit mes Barcelonës dhe Real Madridit në “Camp Nou”, tanimë e ka terminin e saktë.
El Classico do të zhvillohet më 18 dhjetor nga ora 20:00.
Ndeshja, e cila pak ditë më parë u shtye për shkak të situatës politike në Barcelonë, do të rikthehet pas disa vjetësh në këtë termin.
Drejtuesit e La Ligas parashikojnë se mund të thyhet rekordi i shikimeve televizive në përballjen e 18 dhjetorit.
