Udhëheqësi suprem i Iranit të sot paralajmëroi se sulmi nga Teherani kundër bazave ushtarake në Irak që strehonte trupat amerikane nuk ishte ‘mjaftueshëm’ ndëshkues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ata u goditën me forcë mbrëmë, por veprimet e tilla ushtarake nuk janë të mjaftueshme”, deklaroi Ayatollah Ali Khamenei gjatë një fjalimi, shkruan ‘Politico’.
“SHBA-të nuk duhet të jenë prezente në rajonin e Azisë Perëndimore”, ka shtuar ai, përcjell lajmi.net.
Disa orë më para, qeveria islamike e Iranit nisi më shumë se një duzinë raketash balistike të cilat sulmuan dy baza ushtarake të SHBA-ve.
Ndërsa, ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarifi tha se Republika Islamike nuk kërkon përshkallëzim ose luftë, por do të mbrohet kundër çdo agresioni.