Presidenti Trump po mban adresimin për popullin amerikan pas sulmeve të Iranit me raketa balistike në dy baza ajrore irakiano-amerikane.
Ai ka thënë se asnjë ushtar amerikan nuk ishte vrarë apo lënduar nga sulmet e bëra prej Iranit, përcjell Periskopi.
“Raketat që u qëlluan drejt nesh ishin bërë nga armët e shitura prej administratës së kaluar [Obamas].” – tha z.Trump.
Më pas ai iu bëri thirrje aleatëve të ShBA-ve që të dilnin nga marrëveshja nukleare me Iranin.
“Duhet ta bëjmë një marrëveshje e cila do t’i mundësojë madje edhe Iranit që të lulëzojë.” – tha ndër tjerash presidenti i 45 amerikan.
“Sot do t’i bëj thirrje NATO-s që të përfshihet më shumë në Lindjen e Mesme. Sot ne kemi një ekonomi shumë të mirë në Shtetet e Bashkuara. Ne tashmë jemi prodhuesi numër 1 i naftës. Neve nuk na duhet nafta nga Lindja e Mesme.” – vazhdoi ai.