Edhe Semetishti po bëhet me ndriçim publik

| 10 Jan 2020 | 08:35 | Nga

Vargut të fshatrave në Komunën e Suharekës, që tashmë janë bërë me ndriçim publik së shpejti po i bashkangjitet edhe fshati Semetisht.

Kryetari Muharremaj, me iniciativën e të cilit po ndriçohen fshatrat e kësaj komune, sot ka vizituar Semetishtin dhe ka parë nga afër punimet rreth ndriçimit publik në këtë fshat.

Me këtë rast kryetari është shprehur se : “Angazhimi në teren do të mbetet i përhershëm, që qytetarët të kenë kushte sa më të mira”.

Fotografia e Komuna Suharekë
Fotografia e Komuna Suharekë

Të ngjashme