Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës, pasi që nuk ka vota të mjaftueshme për të hedhur në votim formimin e komisioneve parlamentare, raporton Ekonomia Online.
Fillimisht shefi i GP-së Rexhep Selimi ka kërkuar pauzë dhe një takim me shefat e grupeve parlamentare. Njëjtë mendon edhe ai i LDK-së, Arben Gashi.
Por opozita nuk është e pajtimit për pauzë.
Bedri Hamza nga PDK, Daut Haradinaj nga AAK dhe Haxhi Shala nga Nisma, thanë se nuk është koha e bisedave pasi sipas tyre bisedimet është harxhuar por duhet të shkohet menjëherë në votim të pikës së rendit të ditës.
Më pas kryetarja Vojsa Osmani thirri mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për ora 13:00.