Coronavirusi, India ndihmon të varfrit me 22 miliardë dollarë

| 26 Mar 2020 | 13:06 | Nga

India ka njoftuar se do të ketë një ndihmë financiare në vlerë prej 22 miliardë dollarësh për të ndihmuar të varfrit të përballojnë efektet ekonomike të shpërthimit të Covid-19.

“Ne nuk duam askush të mbetet i uritur, dhe nuk duam askush të mbetet pa para. Pakoja, që përfshin ushqim falas dhe transfere të parave, ishte për ata që kishin nevojë për ndihmë emergjente”, ka thënë Ministrja e Financave, Nirmala Sitharaman.

Ajo tha gjithashtu se zyrtarët shëndetësorë do të kenë sigurim shëndetësor deri në 66,500 dollarë, transmeton Klan Kosova.

Mediat kanë raportuar se kjo shumë është vetëm 1 % e GDP-së Indisë, për dallim nga SHBA-ja dhe Singapori që po shpenzojnë rreth 10 % të GDP-së së tyre për pako të ngjashme.

Megjithatë, kjo mund të jetë vetëm faza e parë, pasi është paralajmëruar se pako të ngjashme do të ketë edhe më vonë.

Ekonomia e Indisë ishte edhe ashtu në mës të një rënie të rëndë, para se vendi të hynte në bllokadë duke mbyllur vendet e punës dhe fabrikat që lë miliona punëtorë pa paga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme