Turqia raporton vdekjen e tre të burgosurve nga Coronavirusi

| 13 Pri 2020 | 19:00 | Nga

Tre të burgosur në Turqi kanë vdekur nga Covid-19.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Drejtësisë në Turqi Abdulhamit Gul i cili ka njoftuar për rastet e para pozitive të të dënuarve.

17 të dënuar në pesë burgje të hapura janë prekur nga virusi.

“Tre nga ta, fatkeqësisht, kanë vdekur gjatë trajtimit në spital”, ka thënë Ministri i Drejtësisë.

Disa nga të dënuarit që janë drejt përfundimit të dënimit janë dërguar në burgje të hapura për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, derisa shteti i përgatit për lirim.

Turqia ka gati 57,000 raste me Covid-19, derisa janë shënuar gati 1200 vdekje.

Të ngjashme