Kina i ka raportuar dy raste të reja të infektimit me coronavirus gjatë 24 orëve të kaluara. Këtë shifër e konfirmoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.
Ky komision njoftoi se njëri nga rastet ishte transmetim lokal, kurse rasti tjetër ka të bëjë me një person të ardhur nga një shtet tjetër. Një ditë më parë, Kina e shënoi vetëm një rast të ri.
Përpos këtyre të infektuarve, u shënuan edhe 12 raste pa simptoma, tetë më pak se një ditë më parë.
Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në Kinë shkoi në 82,877 persona, kurse numri i viktimave në 4,633.
Kina llogaritet si vendi ku e ka origjinën virusi i ri pasi në qytetin Wuhan u shënuan rastet e para në botë në dhjetor të vitit të kaluar./ge