Valë e dytë infektimesh në Wuhan që nga lehtësimi i masave

| 11 Maj 2020 | 13:59 | Nga

Në qytetin e Wuhanit në Kinë, aty ku virusi u paraqit për herë të parë, janë raportuar zinxhirë të ri te infektimeve me koronavirus.

Në Wuhan u raportuan pesë raste të reja që nga e hëna, pas konfirmimit të rastit të parë të dielën, që nga 3 prilli.

Autoritetet thanë se të infektuarit vijnë nga lagjia e njëjtë, raporton BBC.

Kina ka lehtësuar kufizimet në javët e kaluara dhe rastet në këtë shtet kanë pësuar rënie.

Mirëpo autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar se gjersa shtetet po lehtësojnë kufizimet e rrepta dhe njerëzit po lëvizin më lirshëm, rritja e numrit të të infektuarve është e pashmangshme.

Të gjitha rastet e fundit ishin klasifikuar si asimptomatike, që do të thotë se janë testuar pozitivë për koronavirus, por nuk kanë shfaqur shenja klinike të sëmundjes si kollitje apo ethe.

Të infektuarit asimptomatikë mund ta shpërndajnë virusin pa qenë të sëmurë, por Kina nuk i numëron rastet asimptomatike në numrin e përgjithshë të infektimeve, deri sa nuk shfaqin simptome.

Me qindra raste asimptomatike janë duke u monitoruar nga autoritetet shëndetësore të Wuhanit.

Në Kinë numri i të infektuarve ka shënuar rënie për shumë javë, teksa ky shtet ka nisur gradualisht zbutjen e masave.

Mirëpo të hënën Kina raportoi 17 raste të reja në të gjithë shtetin, rritja më e madhe ditore që nga 28 prilli, duke e sjellë numrin total të rasteve në 82.918 dhe numrin e vdekjeve në 4.633.

Deri sa shumë shtete të Evropës dhe SHBA-të kane filluar t’i lehtësojnë kufizimet, qeveritë dhe ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar se pandemia nuk është as afër së përfunduari.

Të ngjashme