Hoti shkruan për lehtësimet e reja: Vazhdojmë me maturi

| 07 Qer 2020 | 13:58 | Nga

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar edhe njëherë për masat lehtësuese që do të nisin të zbatohen nga dita e nesërme.

“Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si brenda ashtu edhe me Shqipërinë e vendet e tjera të rajonit”, ka shkruar Hoti.

“Në kuadër të parandalimit të përhapjes së sëmundjes, Ministria e Shëndetësisë do të miratoj “Manualin për Mbrojtje nga Covid-19”.

“Do të rekrutojmë 200 specialistë shëndetësorë që do të mbikqyrin zbatimin e masave që dalin nga ky manual”, ka shtuar Hoti.

Deri në hapje të plotë, Hoti kërkon të vazhdohet me maturi respektimi i masave.

“Vazhdojmë me maturi e respektim të masave për mundjen e plotë të virusit #COVID19, deri në hapje të plotë. #QeveriaHoti #RKS”, ka shkruar Hoti në Facebook.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3347484125312918

Të ngjashme