Zelanda e Re “çlirohet” nga Coronavirusi, do t’i largojë të gjitha kufizimet

| 08 Qer 2020 | 10:06 | Nga

Zelanda e Re do t’i largojë të gjitha masat kufizuese për coronavirusin pasi raportoi se nuk ka më asnjë rast aktiv në mbarë vendin.

Shteti i largët do të futet në nivelin një të sistemit të alarmit nga mesnata. Kjo nënkupton që distancimi social nuk do të kërkohet më nga qytetarët dhe nuk do të ketë kufizime për tubimet e njerëzve. Megjithatë, kufijtë do të mbesin të mbyllur.

Zelanda e Re nuk ka raportuar asnjë rast të ri të koronavirusit për më shumë se dy javë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Kryeministrja e këtij vendi, Jacinda Ardern, u tha gazetarëve se ka vallëzuar pak, kur ka marrë vesh se shteti nuk ka më asnjë rast aktiv.

Zelanda e Re së pari u fut në izolim më 25 mars, duke e vendosur një sistem alarmi me katër shkallë dhe duke u vënë në shkallën më të lartë. Shumica e bizneseve dhe shkollat ishin mbyllur dhe nga njerëzit u kërkua që të qëndrojnë në shtëpi.

Sipas rregullave të reja, të gjitha shkollat dhe vendet e punës do të rihapen. Do të mund të mbahen martesat, funeralet dhe do të funksionojë transporti publik.

Të ngjashme