Rikthehen operacionet jo emergjente dhe shërbimet diagnostike në QKUK

| 08 Qer 2020 | 14:36 | Nga

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka rifilluar të bëjë operacione jo emergjente, ambulancat specialistike dhe shërbimet diagnostike të cilat nuk bëheshin gjatë pandemisë Covid-19.

ShSKUK njofton se bazuar rifillimi ka filluar në bazë të Qarkores Informative dhe Planin e Veprimit të lëshuar nga Ministria e Shëdetësisë, njofton Klan Kosova

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, bazuar në Qarkoren Informative dhe Planin e Veprimit  të lëdhuar nga Ministria e Shëndetësisë, ka filluar rikthimin gradual të shërbime shëndetësore elektive, përfshirë operacionet jo emergjente, ambulancat specialistike dhe shërbimet diagnostike”.

“Për këtë qarkore dhe Planin e Veprimit janë njoftuar të gjitha klinikat, spitalet e përgjithshme dhe njësitë tjera, drejtorët e të cilave janë përgjegjës dhe  të obliguar të zbatojnë qarkoren dhe planin e veprimit” thuhet në përgjigjien e ShSKUK-së. 

Të ngjashme