Gjermania shënon gjashtë viktima të Covid-19 për 24 orë

| 14 Qer 2020 | 09:03 | Nga

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar gjashtë të vdekur nga coronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 8,787, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 247 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 186,269.

Ndryshe, qeveria gjermane ka njoftuar se nga e hëna do t’i largojë kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Të ngjashme