Presidenti Donald Trump i ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë liderët e dy kombeve të armiqësuara të Ballkanit, në një përpjekje për të ndërmjetësuar një rezolutë për mosmarrëveshjen disa dekadëshe që kishte nxitur ndërhyrjen ushtarake amerikane në këtë rajon.
Përkundër dy krizave – protestave mbarë kombëtare dhe përhapjen e koronavirusit, Trump, shpreson që të arrijë një marrëveshje afatgjate të paqes, në një rajon që ka qenë pikë interesante e rivalitetit ndërmjet superfuqive, për të përmirësuar kredencialet e tij në politikën e jashtme, sipas zyrtarëve të SHBA-së, shkruan The Wall Street Journal.