Një i vdekur dhe 5 të plagosur me armë zjarri në Lipjan

| 03 Kor 2020 | 09:12 | Nga

Një person ka ndërruar jetë në një plagosje me armë zjarri që ka ndodhur në fshatin Hallaq të Lipjanit. Të plagosur sipas policisë ishin gjithsej gjashtë persona.

Zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se policia e ka marrë informacionin sot rreth orës 07:00.

“Sot rreth  orës 07:00, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit”.  

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, tha Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme