Haradinaj-Stublla falënderon Norvegjinë për ndihmën që po i jep Kosovës ndaj pandemisë

| 07 Kor 2020 | 16:32 | Nga

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, të martën zhvilloi një videokonferencë me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Kryediplomatja Haradinaj – Stublla e falënderoi Ambasadorin Grøndahl për ndihmën me ventilatorë që Norvegjia i ka dhënë Kosovës, si dhe ndihmat tjera për menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19.

“Me mirënjohje e falënderim për të gjithë përkrahjen e Norvegjisë ndaj Republikës së Kosovës, e rikonfirmova nevojën për thellimin e bashkëpunimit tonë bilateral, duke çuar përpara agjendat tona ekonomike e politike”, tha ministrja Haradinaj-Stublla.

Të ngjashme