Mbështetur nga projekti DEMOS, kryetari i komunës, Smajl Latifi ka mbajtur sot konsultim publik online me kryetarë dhe anëtarë të këshillit të lagjeve dhe fshatrave të komunës së Rahovecit, me të cilët ka biseduar për:
Gjendja dhe ndikimi që pati virusi COVID-19 në komunën e Rahovecit, Ecuria e realizimit të investimeve kapitale në komunën e Rahovecit dhe Raporti gjashtëmujor i punës për vitin 2020. Qëllim mbajtjes së konsultimit është ngritja e transparencës dhe mbajë të informuar qytetarët e komunës për gjendjen aktuale.
Në fillim të debatit kryetari Latifi, e ka falënderuar projektin DEMOS, për mundësinë e mbajtjes së këtij konsultimi publik duke vazhduar me informatën lidhur me Gjendja dhe ndikimi që pati virusi COVID-19 , situata me menaxhimin e pandemisë COVID-19 është nën kontroll dhe se deri 30 qytetarë janë aktiv, 46 kanë qenë të infektuar por që janë shëruar kurse 8 qytetarë kanë ndërruar jeto por krahas virusit ata kanë pasur edhe sëmundje të tjera të rënda. Dua të ju njoftoj që e kemi riaktivizuar Shtabin e Posaçëm Emergjent.
Kurse për pikën dytë kryetari ka thënë se gjatë këtij viti ka pasur vonesa në fillimin e disa projekteve kjo ka ndodhur edhe si rezultat i pandemisë COVID-19, por që tani kanë nisur punimet në shumë projekte infrastrukturore dhe në disa projekte tjera pritët që të nisin punimet në ditët në vazhdim.
Kryetarët, anëtarë të këshillit të lagjeve dhe fshatrave e kanë falënderuar kryetarin Latifi për investimet e bëra por që kishin kërkesa të tjera që kryesisht kishin të bënë me: Rregullimin e rrugëve, kubëzimin e rrugëve, rregullimin e ndriçimit publik, rregullimin e kanalizimit, mbjelljen e drunjtëve dekorativ, rregullimin e shtigjeve për ecje, shpërndarjen e mekanizmave bujqësorë dhe serrave për fermer.
Përgjigjet në kërkesa u ka dhënë kryetari Latifi i cili ka thënë se investime do të ketë në të gjitha fshatrat pamarre parasysh a është fshat i vogël apo i madh, investime do të ketë në infrastrukturë, bujqësi, arsim, shëndetësi dhe në pastrimin e proçkave.
Për pikën e tretë e që ka të bëjë me Raporti gjashtëmujor i punës për vitin 2020, tha se ky raport është i publikuar në uebfaqen e komunës dhe aty mund të hyni të shihni se çka është punuar dhe ku kemi pasur vështirësi në realizimin e planit të punës.
Në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2020/06/RAPORT-6-MUJOR-I-PUNES-JANAR-QERSHOR-2020.pdf , mund të gjeni raportin gjashtëmujor të punës për vitin 2020.