Mbi 1000 raste të reja dhe 22 të vdekur nga Coronavirusi në Turqi

| 08 Kor 2020 | 21:14 | Nga

Turqia konfirmoi 1.041 raste dhe 22 viktima të reja nga coronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 208.938 numrin e përgjithshëm të të infektuarve dhe në 5.282 atë të të vdekurve deri më tani.

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 2.219 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 187.511, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.

Sipas Anadolu Agency, deri më tani, Turqia ka kryer 3.782.520 teste, përfshirë 49.302 në 24 orët e fundit.

Të ngjashme