Një i infektuar me virusin Covid-19, ka dalë rrugëve të Prishtinës pasditen e së martës.
I dyshuari është arrestuar nga policia.
Ai nuk iu është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetizolim, dhe ka dalë në rrugë.
Personi është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur.
I dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ndërkaq me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar lënda.