E pazakontë, Trump godet Pentagonin se bën luftëra për t’i kënaqur prodhuesit e armëve

| 08 Sht 2020 | 17:51 | Nga

Presidenti Donald Trump ka thënë se udhëheqësit e Departamentit të Mbrojtjes dëshirojnë të vazhdojnë të bëjnë luftra në mënyrë që t’i mbajnë prodhuesit e armëve të kënaqur.

Trump vazhdon të kundërshtojë akuzat se ai ka bërë komente ofenduese për ushtarët e rënë amerikanë, përfshirë ushtarët e Luftës së Parë Botërore të vdekur që gjenden në një varrezë ushtarake amerikane në Francë të cilët i ka quajtur “humbës” dhe “të dështuar” në vitin 2018.

Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Trump ripërsëriti pretendimet e tij se storja ishte “e shpikur” dhe tha: “Nuk jam duke thënë se ushtria është në dashuri me mua. Ushtarët janë”, shkruan Abcnews.

Megjithatë, ai shtoi, “Njerëzit më të lartë në Pentagon ndoshta nuk janë sepse ata nuk duan të bëjnë asgjë tjetër pos të luftojnë në luftra kështu që të gjithë ato kompanitë e mrekullueshme që prodhojnë bomba dhe aeroplanë dhe bëjnë gjithçka tjetër të mbetet e lumtur”.

Marrëdhënia e Trump me udhëheqësit e lartë ushtarakë është tensionuar që nga kërcënimi I tij këtë verë për të përdorur Ligjin e Kryengritjes për të mundësuar trupa shtesë për forcat policore gjatë protestave pas vdekjes së George Floyd.

Gjenerali Mark Milley, kryetar i trupit më të lartë ushtarak brenda Departamentit të Mbrojtjes ka shprehur pendimin e tij pas ecjes me presidentin Trump përgjatë sheshit Lafayette në Washington D.C e cila doli të jetë një fotografi gjatë protestave.

Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, të cilin e emëroi Trumpi, ishte kryelobues në Uashington i kontraktorit të mbrojtjes, Raytheon Co. para se të bëhej sekretar i Ushtrisë më 2017.

Të ngjashme