Blero dhe bashkëshortja e tij Afrona Dika kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë 1 vit më parë.

Çifti festuan përvjetorin e martesës në Turqi dhe nuk munguan dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Këngëtari ndau me ndjekësit disa foto nga dasma dhe tregoi se dashuria e tyre nuk është zbehur, madje është forcuar akoma edhe më shumë.

“Urime 1 vjetorin e martesës sonë zemër. Ti i jep kuptim jetës time çdo ditë e më shumë?❤️?”– shkroi Blero.

Ndërsa bashkëshortja e tij i premtoi se do ta dojë përgjithmonë.
“Unë të dua pa e ditur se si, ose kur, apo nga ku. Unë të dua drejtpërdrejt, pa ndërlikime ose krenari; kështu që të dua sepse nuk di rrugë tjetër. Gëzuar përvjetorin, 1 vit të martuar. Të dua përgjithmonë”, shkroi Afrona Dika.


