Haradinaj-Stublla zhvilloi videokonferencë me homologun nga Saint Vincent dhe Grenadines

| 26 Sht 2020 | 12:07 | Nga

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar një videokonferencë me homologun e saj nga Saint Vincent dhe Grenadines, Sir Louis Hilton Straker.

“Në margjinat e sesionit të 75-të të UNGA, mbajta një videokonferencë me Ministrin e Jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadine, Sir Louis Hilton Straker. Diskutuam për nevojën e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe në temat e interesit tonë të përbashkët. Z.Straker e informova me zhvillimet politike në Kosovë, specifikisht për Marrëveshjen e normalizimit ekonomik me Serbinë që do t’i hapë rrugë finales së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues dhe brenda rendit tonë kushtetues”, ka deklaruar ministrja Haradinaj Stublla.

https://www.facebook.com/MFAKosovo/posts/3590526597645167
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme