Shkrimtarja amerikane Louise Gluck e ka fituar çmimin “Nobel” për letërsi. Gluck është njohur për “bukurinë e rreptë” të punës së saj, ka thënë Aklademia, që e mbikëqyr çmimin prestigjioz.
”Ajo u kurorëzua për zërin e saj karakteristik poetik, që me bukurinë e saj të rreptë e bën ekzistencën individuale universale”, njoftoi Akademia Suedeze në dhënien e çmimit.
”Çmimi i vajti Gluckut si një surprizë, por i mirëpritur, për aq sa mund të them”, tha sekretari i Akademisë suedeze të Shkencave, Mats Malm, disa minuta pasi telefonoi poeten amerikane
Çmimi i jepet personit që “ka prodhuar në fushën e letërsisë veprën më të shquar në një drejtim ideal”, shkruan BBC.
Vitin e kaluar çmimi iu nda austriakut Peter Handke, duke u përcjellë me kritika. Handke ka qenë i njohur si përkrahës i serbëve gjatë luftës në ish-Jugosllavi në vitet 1990, dhe kishte folur edhe në funeralin e ish-liderit serb Sllobodan Millosheviq, të dënuar për gjenocid e krime lufte.
