Një polic dhe 8 studentë të lënduar, 9 të arrestuar

| 15 Shk 2017 | 11:40 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një polic dhe disa studentë janë lënduar gjatë protestues para rektoratit të UP-së.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe autoambulaca për t’iu ofruar ndihmën e duhur, raporton Ekonomia Online.

Kjo ka ndodhur sot në ceremoninë e 47 vjetorit të themelimit të UP-së në Fakultetin Filologjik fjalën e rektorit të UP-së, Marjan Dema.

Policia ka reaguar me këtë rast duke i nxjerrë ata jashtë. Studentët, pjesë e kësaj lëvizjeje kanë shkuar përpara Rektoratit të UP-së duke protestuar për këtë veprim.

Policia e Kosovës ka ndërhy sërish e cila ka përdorur edhe gaz lotsjellës. Ekonomia Online mëson se policia ka arrestuar 9 persona të cilët supozohet se janë të organizatës studentore, SKV.

Drejtuesit e protestës janë shprehur se Policia ka arrestuar nëntë kolegë të tyre. Ata thonë se dhunshëm janë nxjerrë jashtë nga salla e rektoratit.

Nurimshaje Demalia nga Lëvizja Studentore Studim Kritik Veprim tha se ne kemi dashur të pengojmë fjalimin e rektorit sepse ky rektor nuk i përfaqëson studentët, por pushtetin e Prontos.

“Sot me shënimin e 47-vjetorit të krijimit të UP-së, me rastin e fjalimit të rektorit ne kemi dashur që ta pengojmë atë fjalim, sepse ky rektor nuk i përfaqëson studentët, por pushtetin e Prontos. Policia ka arrestuar 9 prej aktivistëve tanë. Ne i bëjmë thirrje Policisë që t’i lirojë aktivistët tanë. Janë të lënduar 7 apo 8 studentë. Disa prej tyre janë dërguar në spital”, ka thënë ajo.

“Rrethimi i Rektoratit me dhjetëra policë tregon që këtu po mbahet një ceremoni e pushtetit”, ka shtuar ajo.

Studentët thanë se “këta policë edhe njëherë po e dëshmojnë se janë të kapur prej Qeverisë dhe ne kërkojmë lirimin sa më të shpejtë e studentëve të arrestuar”.

“Kërkojmë përgjegjësi të plotë nga rektori i falsifikuar, i cili po vazhdon ta mbajë kapjen e këtij universiteti duke u bërë edhe vet pjesë e tij”.

16735108_1206104139509646_1867714401_o

16804998_1206106362842757_2028755747_o (1)

Të ngjashme