Hoxhaj publikon një video emocionuese: Një rrugëtim që në themel ka dashurinë për Kosovën

| 12 Shk 2021 | 11:37 | Nga

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video emocionuese, përmes së cilës ka treguar mbështetjen që ka marrë këto ditë të fushatës nga të gjithë simpatizantët e PDK-së.

Në mes të brohoritjeve “UCK” dhe fjalës “Fitore” Hoxhaj ka treguar për tubimet që i ka mbajtur në komunat e Kosovës dhe fshatrat e tyre, përmes kësaj videoje emocionuese.

“PDK-ja e fortë e bënë Kosovën më të fortë. Dilni dhe votoni më 14 shkurt, votojeni Partinë Demokratike të Kosovës. Këtu e keni UCK-në, këtu e keni për atë që ka luftuar Hashim Thaci dhe Kadri Veseli.”, ka thënë Hoxhaj në njërin nga tubimet, i cili shihet edhe në këtë video.

Dimë që edhe gjatë fushatës zgjedhore, publikime të shpeshta kanë dalë në media, ku u pa përkrahja që iu dha Enver Hoxhajt në secilin tubim që ka mbajtur. Pos thirrjeve në përkrahje të UCK-së, nuk munguan as flamujt e UCK-së dhe PDK-së.

“Ju ftoj që ta mbani në mend një numër në këto zgjedhje, 134, i cili është shumë i rëndësishëm se ku do të jetë Kosova jo vetëm me 14 shkurt dhe 15 shkurt, por ku do të jetë Kosova edhe 2030.”, thotë Hoxhaj.

Video e plotë:

https://fb.watch/3C42c6hJmN/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme