Rreth 40 qytetarë po presin për të votuar në një klasë në shkollën “Faik Konica”

| 14 Shk 2021 | 11:54 | Nga

Dhjetëra qytetarë po presin për të votuar në një klasë në shkollën “Faik Konica” në Prishtin.

Rreth 40 qytetarë janë duke pritur për të votuar në një nga klasat e shkollës “Faik Konica”.

Në shkollat tjera në Prishtinë është parë një numër më i vogël i qytarëve, derisa në këtë klasë të shkollës “Faik Konica” numri i qytetarëve që kanë shkuar për të votuar është dukshëm shumë më i madh. Me këtë rast, nuk po respektohet as distanca, si masë mbrojtëse ndaj COVID-19.

Kujtojmë që    KQZ përmes një konference për media ka njoftuar se deri në ora 11:00 kanë votuar mbi 145 mijë qytetarë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në ora 11:00 është 8,34 %, apo 145 mijë e 650 votues.

Të ngjashme