Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Shpresa Gosalci, anëtare e Sindikatës, tha se po kërkojnë kompensimin e pagave, që sipas tyre nuk i kanë marrë qe një vit.
Sipas saj, do të vazhdohet me protesta deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.
“Gati një vit nuk kemi marrë paga, dhe shumica e punëtorëve janë gra e nëna vet-ushqyese”.
“Bastoret kanë punuar ilegalisht, vetëm ne nuk kemi punuar dhe e kemi pësuar shumë si ndërmarrje dhe i kemi vuajtur pasojat e atij ligji”, tha tutje ajo.
Ajo shtoi se punëtorët momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme, duke marrë për bazë edhe përballjen me pandeminë, që e ka rënduar edhe më tepër rënduar gjendjen e tyre.


