Besa Security thotë se furgoni i saj u sulmua me armë të rënda, paratë shpëtuan

| 08 Mar 2021 | 18:58 | Nga

Një grabitje e armatosur ka ndodhur te Liqeni i Badovcit, ku dy punëtorë të kompanisë “Besa Security kanë mbetur të plagosur.

“Besa Security” ka konfirmuar se dy punonjës të saj janë plagosur por janë jashtë rrezikut për jetë. Nëpërmes një komunikate shtypi, kompania tha se punëtorët kanë arritur të shpëtojnë falë pajisjeve mbrojtëse, ndërsa sulmuesit nuk kanë arritur t’i grabitin paratë.

“Dy punonjës të TPG-së, janë të plagosur. Të njëjtit, falë veturës të armatosur kundër kallashnikov, jelekëve anti plumb të veshur nga punonjësit tonë dhe më pas falë një veture të FSK-së që ka kaluar pas pak minutash dhe të cilët ia kanë dhënë ndihmën e parë të dy punonjësve, sipas informatave janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Gjithashtu, dy pjesëtarët e tjerë të ekipes janë shëndosh e mirë. Ndërsa, plaçkitësit nuk kanë arritur t’i marrin paratë”, njofton kompania e sigurimit.

Të ngjashme