Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, pak minuta më parë ka shpërndarë një fotografi thumbuese në rrjetin social facebook.
“Ka struca e struca, ky është origjinal!” shkruan Lladrovci por pa specifikuar se kujt i drejtohet.
Pak minuta më parë ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, i reagoi ashpër Lladrovcit duke thënë se ai është i vogël të merret me të.
Nuk dihet nëse kjo është një përgjigje indirekte që Lladrovci po i bën Lushtakut në rrjetin social Facebook.