Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar punën e Prokurorisë Speciale, sidomos angazhimin e saj në luftimin e krimeve të luftës, spiunazhit, terrorizmit dhe mbrojtjen e rendit kushtetues.
Ai ka thënë se sikur Prokuroria Speciale të kishte të njëjtat rezultate, guxim, kurajo dhe profesionalizëm edhe në luftimin e korrupsionit, prokurorët do të ishin “heronjtë e Republikës”.
“Prokuroria Speciale të jashtëzakonshëm në luftimin e krimeve të luftës, spiunazhit, terrorizmit mbrojten e rendit kushtetues.
Sikur të kishin të njejtat rezultate, guxim, kurajo dhe profesionalizem dhe në luftimin e korrupsionit, Ju siguroj se do ishin heronjtë e Republikes dhe me shume mundesi gjysma e ketyre qe po e bllokojne Kuvendin e Kosoves ishin kane ne burgun e sigurise se larte”, ka shkruar ai.